Banka e Anglisë ka hedhur prej pak kohësh në qarkullim kartëmonedhën e re 5 funtëshe dhe ende pa u përhapur mirë, ankesat për këtë prerje kanë filluar.
Fillimisht ishte komuniteti hindu dhe më pas veganët e vegjetarianët që kritikuan këtë monedhë, pasi u mësua se për prodhimin e saj përdorej edhe dhjam kafshësh, me objektivin për të rritur rezistencën dhe elementët e sigurisë.
Por, tani është një “komunitet” tjetër, që më shumë sesa për përmbajtjen, ankohen për mprehtësinë dhe ashpërsinë e prerjes.
Në rrjetet sociale përdorues të kokainës kanë dalë kundër kartëmonedhës me portretin e Winston Churchill, duke u ankuar se kanë prerë hundët gjatë marrjes së dozës nga kjo prerje./tch/
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët