Ekuacioni mes muzikës metal, satanizmit, drogës, violencës dhe vrasjes është nënshkruar tashmë nga pjesa më e madhe e mjeteve të informimit. Por së fundi shkenca ka dalë në mbrojtje të kësaj rryme.
Shumë studime shkencore kanë treguar se muzika metal nuk shkakton depresion dhe urrejtje tek fansat e saj, transmeton Telegrafi.
Ka shumë studentë universitarë që adhurojnë këtë lloj muzike dhe që marrin nota më të larta se mesatarja
E njëjta gjë mund të thuhet për paragjykimet që i përkasin vetëvrasjeve mes përkrahësve ‘metal’, një kërkim i bërë me studentët me çrregullime psikiatri ke, që ishin dhe dëgjues të zakonshëm të hard rock-ut dhe metalit, ka treguar përmirësime të dukshme pas dëgjimit të muzikës së tyre të preferuar.
Ndaj, ashtu siç ndodh gjithnjë, muzika përmirëson gjendjen shpirtërore të njeriut, pa e bërë depresiv dhe në rastet kur është e zhanrit metal.
Për sa i përket analogjisë me drogën, zbulimet tregojnë se realisht adoleshentët abuzojnë me drogën kur rriten në kontekste sociale të vështira, ose kur vetë prindërit janë ata që përdorin drogën ose alkoolin. /Telegrafi/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...