Mushkës i zë rrugën gomari, çështja përfundon në Prokurori (DOKUMENT)

12:47 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Një ngjarje që mund të cilësohet deri diku normale për jetën e një personi në fshat, duket se i ka hapur shumë punë dhe i ka komplikuar gjërat një banori në zonën e Gramshit.

Jo vetëm kaq, por duket tërësisht qesharake kur shikon që këtë ngjarje e gjejmë dhe të dokumentuar si të jetë një ndodhi e pazakontë nga policia e zonës, e cila më pas do ta referojë ngjarjen në prokurori, shkruan JOQ.

Me pak fjalë, një burrë me emrin Alfred, një ditë të bukur, si çdo ditë tjetër, i ka hipur mushkës dhe është nisur për në mal që të printe drunj. Rrugës i ka ndodhur një incident banal. Përpara mushkës i ka dalë një gomar dhe kafsha është trembur, duke rrëzuar kështu burrin që ndodhej mbi të.

Për pasojë, edhe sëpata që ndodhej në samarin e mushkës, me të cilën do të priteshin drutë, ka rënë dhe e ka çarë Alfredin në pjesën e kurrizit. Çudi u ka bërë personave që u ka rënë në dorë një rast i tillë, e për më tepër kur mendon se çështja do të kalojë në prokurori për hetime të mëtejshme…

auto_screenshot_61498673903-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme