Ua ka frikën e gjithë India!
Këta janë murgjit në ekzil Aghori nga Varanasi të cilët ushqehen me mish njeriu dhe jetojnë afër krematoriumeve në kërkim të ndriçimit të mendjes shpirtërore.
Ata përdorin një kombinim të marihuanës, alkoolit dhe meditimit për t’i ndihmuar të arrijnë në një gjendje të shkyçjes së vetëdijes dhe të afrohen më shumë me zotin hindu Lord Shiva.
Fotografitë e mrekullueshme të murgjve me fytyra të ngjyrosura dhe me rruaza përreth qafave të tyre janë shkrepur nga fotografi italian, Cristiano Ostinelli, i cili kaloi pak kohë me këtë fis për të zbuluar më shumë rreth mënyrës së tyre të jetesës.
Pjesëtarët e fisit misterioz jetojnë në varreza dhe ushqehen me mish njeriu si pjesë e ritualeve të tyre, pinë nga kafkat e njerëzve, si dhe ua kafshojnë kokat kafshëve të gjalla dhe meditojnë në majë të kufomave në kërkim të ndriçimit të mendjes shpirtërore, transmeton Koha.net.
Ostinelli ka sqaruar: “Ekziston një mister mes tyre dhe indianët ua kanë frikën. Thonë se mund të parashikojnë të ardhmen, të ecin mbi ujë dhe të bëjnë profeci të liga”.
Gjurmët e rrënjëve të Aghorit të sotëm thuhet se datojnë nga puritani i shekullit të 17-të, Baba Kinaram, i cili thuhet të ketë jetuar deri në moshën 170 vjeçare.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...