Google ADS

Modelja i humbi ndjekësit në Instagram kur nisi të postojë fotografi jo shumë “glamuroze”

11:00 | 21 Nëntor 2015
Arbresh.info

Një modele thotë se i ka humbur mijëra ndjekës në Instagram pasi forografitë e saj të përpunuara i zëvendësoi me fotografi reale të saj në jetën e saj të përditshme.

Modelja dhe blogerja e modës Stina Sanders ka pozuar për kampanjat e Lynx, Loreal dhe Nike dhe kështu ka tërhequr mijëra ndjekës.

Ajo u lut nga DailyMail të marrë pjesë në një eksperiment i cili synonte të tregonte se si ndjekësit e saj do të vepronin po që se modelja ti largonte fotografitë glamuroze dhe të postonte fotografi të jetës së përditshme.

Edhe pse shumë prej tyre u larguan një pjesë e madhe postuan komente shumë pozitive./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme