Google ADS

Miss SHBA humb ndjenjat në tapetin e kuq (Video)

09:57 | 21 Shtator 2015
Arbresh.info

Miss “SHBA” 2012 Olivia Culpo pothuajse ka humbur ndenjat në tapetin e kuq ditën e dielë të shpërndarjes së çmimeve Emmy për shkak të temperaturave të larta . Bukuroshja 23 vjeçare po prezantonte eventin së bashku me prezantuesen Giuliana Rancic në tatrin Microsoft të Los Anxhelosit kur papritur është rrëzuar në tokë.

Në video shfaqet vetëm momenti kur Culpo shihet e rënë në tokë . Duke fajësuar motin e nxehtë për incidentin , ajo u shpreh për rrjetin meditik TMZ : “ O zot është shumë nxehtë. Praktikisht gati sa nuk humba ndenjat”. Olivia Culpo e cila është e njohur dhe si ish e dashura e muzikantit Nick jonas ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore për tu rikthyer në gjendjen normale.

https://www.youtube.com/watch?t=25&v=jkJReJG7sOM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme