Qe 10 vjet mjeku kosovar Milot Rama ka shkuar në shtetin gjerman, në të cilin ka gjetur punë në disa nga klinikat më prestigjioze. Mënyra se si funksiononin gjërat në vend e kishin shtyrë që në moshën 25-vjeçare ta lëshonte Kosovën, pavarësisht dëshirës së madhe për të punuar këtu, shkruan gazeta “Zeri”.
Me entuziazmin më të madh kishte kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe shpresonte ta jepte kontributin e tij në njërën nga institucionet publike shëndetësore në vend, por shumë shpejt u zhgënjye me mënyrën se si funksionin gjërat në Kosovë.
Mjeku i njohur kosovar Milot Rama, pavarësisht dëshirës së madhe që kontributin e tij ta jepte në Kosovë, në vitin 2009 kur ishte 25-vjeçar i vetëm kishte marrë rrugën për në Gjermani, shkruan tutje “Zeri”.
Ai ka treguar se në atë kohë në Kosovë punësimi bëhej në baza të nepotizmit e të përkatësisë partiake, andaj sikurse edhe shumë mjekë të tjerë, ai atëherë konsideronte se zgjedhje e vetme ishte emigrimi.
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi