Macet në Stamboll, sikur lopët në Indi (Foto)

01:15 | 21 Gusht 2015
Arbresh.info

“Të jesh mace në Stamboll është sikur të jesh lopë në Indi,” thotë Sibel Resimci, muzikante dhe një e varur nga dashuria për macet, e cila tregon se burri i saj ecë më shumë se 3 kilometra për të shkuar në punë, por nuk u’a prishë gjumin maceve të cilat flejnë në motoçikletën e tij.

“Për gjenerata të tëra, macet kanë zënë një vend të veçantë në shpirtin e qytetit.”

Në këtë qytet antik që kohë më parë e kanë udhëhequr Sulltanët e Perandorët, mbreti i vërtetë është macja e rrugicave.
Në lagjet hitorike përgjatë grykës së Bosforit në Stamboll, një ushtri e maceve të rrugës ushqehen, strehohen dhe shoqërohen nga secili njeri që kalon rreth tyre. Shtëpitë nëpër rrugicat e vjetra të Stambollit, të cilat janë të renditura si një vijë të gjitha pranë tyre kanë rutinë të ditës që të përkujedesn për strehën e maceve, si dhe t’i ofrojnë ushqim atye – nuk është një rregull e krijuar nga ndonjë institucion, është rregull morale e banorëve të Stambollit.

Në disa lagje, hapësirat e dritareve janë të mbuluara me jastëk dhe batanije, për t’i ofruar vend të ngrohtë maceve. Në restortante dhe kafene, macet pothuajse gjithnjë janë pjesë e tyre, duke u shëtitur nëpër hapësirat e brendshme, apo duke pritur për ushqim.

Vizitorët e Stambollit mund të darkojnë në ndonjërën prej shumë kafeneve me mace, apo të qëndrojnë një natë në hostelin i cili është edhe strehë e maceve. Në vitin 2009 kur presidenti i SHBA’ve kishte vizituar Stambollin e përkëdheli edh ‘Gilin’, një nga dhjetëra macet që jetojnë në xhaminë më të njohur të Stambollit ‘Hagia Sophia’.

Istanbul Cat Blog

Istanbul-Cats-01-20130313-Istanbul-Cat-Blog-for91days

tumblr_mm8i44qYGA1soaffdo1_1280

ist18-650x358

Istanbul-Cats-01-20130313-Istanbul-Cat-Blog-for91days

MNJcnuJ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme