Një luan i frikësuar është fotografuar duke qëndruar në një dru të gjatë në përpjekje për të shpëtuar nga një grumbull i madh i buajve.
Kafsha e njohur si “mbret i xhunglës” u ngjit në një dru të llojit Akacia në parkun kombëtar Nakuru të Kenias.
Ndonëse luani nuk mundi të ngjitej shumë lart në dru, sepse rrëshqiste poshtë nga pasha e rëndë, kopeja e buajve e humbi interesimin për ta ruajtur edhe më tutje kafshën grabitqare dhe u largua.
Në këtë mënyrë, luani më vonë zbriti në tokë dhe u largua pa u sulmuar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Fotografitë u bënë nga fotografi indian, Neelutpaul Barua, i cili tha se luani e dinte që nuk mund të përballej me numrin e madh të buajve, prandaj përpiqej t’i frikësonte me ulërimin e tij karakteristike.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?