La makinën ndezur për t’u ngrohur, hajduti shfrytëzon rastin

21:56 | 31 Janar 2019
Trina Galanxhi

Një burrë që la makinën e tij të ndezur për t’u ngrohur u trondit kur zbuloi se ia kishin vjedhur. Pamjet e sigurisë që po qarkullojnë online tregojnë momentin kur hajduti shfrytëzon rastin që mjeti ishte i hapur për ta vjedhur.

Mark doli jashtë për të pastruar borën në pjesën e përparme të mjetit dhe e la makinën ndezur që të ngrohej për të çuar binjakët e tij në çerdhe.

Kur ai fut brenda, një makinë tjetër afrohet pranë mjetit të tij dhe një nga hajdutët del nga automjeti. Grabitësi hyn drejt e në makinën e hapur dhe largohet me shpejtësi duke mos humbur kohë. Mark publikoi videon në Twitter me shpresën për gjurminin e autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme