Ai është shumë i famshëm në Itali. Në fakt, nëse i përmendim emrin real Eugenio Ghiozzi, ndoshta pak vetëve do t’iu shkojë mendja se për cilin bëhet fjalë, por nëse përmendim emrin “skenik” Gene Gnocchi, shumëkush do të kujtohet për ish-futbollistin, komedianin dhe prezantuesin televiziv në vendin fqinj të përtej Adriatikut.
Gene Gnocchi, dikur aspironte të bëhej vokalist në një grup rocku, por në fund u diplomua si jurist, gjithsesi që të dyja këto shumë larg rrugëtimit që do të ndiqte në vijimin e jetës së tij.
Por, ai është bërë protagonist i një ngjarjeje të papritur, të ndodhur në transmetim të drejtpërdrejtë, kur ishte i ftuar gjatë një edicioni informativ në “TGR Puglia”.
“A mund t’iu them diçka? – pyeti ai prezantuesen. – Ju kam dëgjuar shpesh kur jepni lajmet, por të them të drejtën sa herë ju shoh e ju dëgjoj më humbet truri. Ndaj, meqë jam kaq pranë, më duhet të ngrihen e të të puth (puthje që zgjat disa sekonda) sepse je e mrekullueshme”.
Një video që pas publikimit në rrjetet sociale bëri xhiron e botës dhe prej mbi dy vitesh ka marrë mbi një milion klikime.Top Channel
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...