Për të reklamuar shërbimet e tyre, prostitutat në Greqinë e lashtë mbanin sandale që kishin të stampuar poshtë tyre fjalën “më ndiq”, dhe që linin shenjë në rrugë kur ecnin.
Falë masave të marra nga njeriu, pritet që e çara në shtresat e ozonit do të rikthehet siç ishte në vitet 1980, vetëm në vitin 2050, dhe do të mbyllet plotësisht deri në vitin 2070.
Kur Eduard I i Anglisë po kthehej nga kryqëzata e nëntë në vitin 1272, mësoi se i ati kishte vdekur, dhe se ai ishte bërë mbreti i ri i Anglisë. Çuditërisht, në vend se të kthehej në shtëpi për t’u kurorëzuar, Eduardi vazhdoi një udhëtim të qetë në Itali dhe Francë për gati 2 vjet, dhe zbarkoi në Angli vetëm në vitin 1274.
Aktori Robin Uilliams ndoqi shkollën Xhiliard, por e la pas vetëm një viti, pasi profesori i tij, një aktor dhe producent i njohur, i tha se nuk kishte asgjë që të mund të mësonte nga ajo shkollë, dhe që ai nuk e dinte ende.
Qumështi i balenës ka një përmbajtje të lartë yndyre në nivelin 30-50 për qind, dhe ka shpesh ngurtësinë e një paste dhëmbësh.
Uill Parvis, që u dënua për vrasje në 1894, dhe e kishte pretenduar gjithmonë se ishte i pafajshëm, i tha jurisë së tij se do të “jetonte më gjatë se sa shumica e tyre”. Dhe në fakt ai i mbijetoi një varje, u ri-burgos, dhe përfundimisht u fal dhe u lirua. Ai vdiq në vitin 1938, tre ditë pasi kishte vdekur një nga anëtarët e jurisë së dikurshme qe kishte dhënë për të dënimin kapital.
Vëllezërit Rajt, arritën të fluturonin me një aeroplan, ndërtimi i të cilit kushtoi vetëm 1000 dollarë. Në garën për të kryer fluturimin e parë të njeriut, ata mundën Samuel Lenglin, sekretar i ‘Smithsonian’, qe dështoi të realizojë një fluturim të suksesshëm, pavarësisht se kishte në dispozicion një fond prej 50 mijë dollarësh të dhëna nga qeveria amerikane.
Kolosi i Rodosit, një nga Shtatë Mrekullitë e botës së lashtë, qëndroi më këmbë vetëm për 50 vjet. Vite, para se të shkatërrohej nga një tërmet. Rrënojat e saj tërhoqën më shumë vizitorë, sesa statuja origjinale, para se të riciklohej më në fund për skrap. /bota.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...