Një tufë delesh mund t’i shohësh teksa shëtisin të pashqetësuara nëpër rrugët e Parisit. Një imazh i pazakontë dhe nuk është një marifet i ri publik ose një skenë në ndonjë film të Hollivudit.
Është e gjitha e vërtetë. Kullimi i qytetit zhvillohet një herë në muaj, në parkun Aubervilliers, jashtë kryeqytetit francez. Krijuesi i këtij projekti kurioz dhe inovativ është një arkitekt i hapësirave urbane, Julie-Lou Dubreuilh, që pesë vjet më parë krijoi një kooperativë profesionale “në teknikat e qytetit”, që ka për qëllim të sjellë “Paqe rurale” madje edhe në metropol.
Çdo tridhjetë ditë, disa barinj mund të marrin kopenë e tyre për ta kullotur në rrugët e Parisit. “Delet gjithmonë sillen në një mënyrë të disiplinuar”, shpjegon Julie-Lou Dubreuilh.
“Qyteti mund të jetë i dobishëm për kafshët dhe kafshët mund të bëjnë mirë për qytetarët që i shohim të çlodhur, teksa në jetën e përditshme ndjehen të zhytur në një dimension baritor”, shton ai.
“Duket e çuditshme,” vazhdon Dubreuilh – “por në qoftë se ju doni bagëti pa përdorimin e antibiotikëve, ju duhet t’i jepni deleve një shans për t’u kujdesur për veten e tyre”.
“Kjo do të thotë që bimët, të cilat rriten në shtigje dhe tokë të papunuar që shpesh gjenden në qytet, përshembull Artemisia, janë të përsosura për t’u shfarosur nga delet edhe në një metropol të madh si Parisi”, thekson ai./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?