Kompania e lodrave të seksit merr çmim nga mbretëresha

00:53 | 1 Maj 2021
Trina Galanxhi

Kompania britanike e lodrave të seksit, Lovehoney, ka marr çmimin Çmimin e Mbretëreshës, i konsideruar në Mbretërinë e Bashkuar si çmimi më prestigjioz për biznesin.

Shitësi me pakicë u nderua këtë javë “për rritje të jashtëzakonshme të vazhdueshme në shitjet jashtë shtetit gjatë gjashtë viteve të fundit”, raporton anabel, transmeton portali arbresh.info

Dhënia e çmimit, i njoftuar nga gazeta London Gazette, lejon që kompania të valëvisë flamurin e Çmimit të Mbretëreshës në zyrat e tyre si edhe të përdorë logon e saj për marketing dhe te materialet e paketimit për pesë vjet.

“Jemi shumë të entuziazmuar që u njohëm zyrtarisht nga mbretëresha,” tha Debbie Bond, zyrtarja kryesore e tregtisë së Lovehoney. “Madhëria e saj ka qenë një mbështetëse e mrekullueshme e Lovehoney teksa ne jemi kthyer në markën kryesore të shëndetit seksual në botë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme