Komedianët që kanë ironizuar punën, ja çfarë thanë ata

06:56 | 4 Mars 2016
Arbresh.info
Me dëshirë ose jo, punën duhet ta bëjmë të gjithë por, janë disa që kanë mundësinë edhe ta ironizojnë. Ua lejon këtë gjë profesioni…The Telegraph, ka bërë bashkë shprehjet më të bukura të të gjitha kohëve që ironizojnë punën. Në mos te njëra, te tjetra, do ta gjeni veten!
“Mbërrij gjithmonë vonë në zyrë por e përmirësoj duke u larguar më herët!” Anonim
“Ti mendon se mund të shohësh dritën në fund të tunelit por është vetëm ndonjë kaqol me pishtar që po sjell më tepër gjëra për të punuar” David Brent
“Askush nuk largohet përpara orarit të punës- vetëm nëse Bosi largohet më herët” Grucho Marx
Kërkime të Harvardit thonë se një orë gjumë në pasdite mund të shërbejë për të ‘të freskuar’. Thonë se, me t’u zgjuar, do të ndihesh aq mirë sa që do të jesh në gjendje për të kërkuar një punë të re”. Jay Leno
“Një gotë birrë shkurton jetën tënde me një minutë, një gotë verë me dy minuta dhe një ditë punë me 7-8 orë”. Anonim
“Oh, e urreni punën tuaj? Pse nuk e keni thënë? Është një grup që të suporton në këtë dhimbje. Quhet ‘Të gjithë’ dhe takohen gjithmonë në lokale”- Drew Carey, komedia.
“Pagjumësia e tij ishte aq keq sa që nuk mund të flinte as në zyrë”. Anonim
“Secili prej nesh mund të bëj shumë punë, vetëm nëse nuk është puna që presupozohej të bënte në ato momente” Robert Benchley, humorist amerikan
“Më pëlqen puna, më magjeps! Mund të ulem e ta shoh për orë të tëra” Jerome K Jerome, humorist anglez
“Çelësi për të qenë një menaxher i mirë është të mbash larg njerëzit që të urrejnë nga ata që janë ende të pavendosur!” Casey Stengel, lojtar bejsbolli
“Puna është gjëja më e mirë në botë prandaj duhet ruajtur gjithmonë pak për të nesërmen”. Don Herold, humorist amerikan./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme