Edhe pse nuk ju pëlqen ta pranoni, të gjithë përfshihemi në momente të caktuara në debate në ambientin e punës.
Do të ishte e kotë të gënjenim veten duke thënë se gjërat shkojnë vaj pasi debatet, konstruktive ose jo, janë pjesë e përditshmërisë së çdokujt që është në marrëdhënie pune. Mund të ndodhin për arsye nga më të ndryshmet që lidhen me cilësinë e punës, korrektesën, vonesat në orar etj etj, por kur vjen vera gjërat ndryshojnë.
Ndryshojnë aq shumë aq sa nuk do të ishte habi po të thonim që vera është një lloj ”arene lufte” mes kolegëve. Arysen na e zbulon studimi i ndërmarrë nga Found, ku u monitoruan 2500 punonjës të të dyja gjinive midis moshës 25-65 vjeç. Sipas studimit të kryer nga Dr. Boris Kingma, nga Maastricht University Medical Centre, arsyeja e rritjes së debateve në zyrën e punës lidhet me ndryshimet e temperaturës së kondiciionerit. Ato që e vuajnë më shumë këtë problem janë femrat, ku gati 75% e tyre ankoheshin për temperaturat e ulëta.
Por pse ndodh kjo ? Meshkujt kanë një masë muskulare më të madhe që gjeneron ngrohtësi, kurse masa trupore e femrave është më pak aktive dhe gjeneron të ftohtë. Si rrjedhojë ato janë më të predispozuara të ndjejnë të ftohtë më shumë se meshkujt. Një tjetër rezultat interesant i këtij studimi tregoi se femrat që përdorin vazhdimisht kontraceptivë kishin më ftohtë se femrat që nuk i përdornin ato. Hormonet e gjendur në këto pilula ndikojnë në temperaturën e trupit, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...