Një ngjarje pikante është regjistruar në aeroportin e Nju Xhersit në SHBA. Një qen anti-drogë zbuloi diçka të dyshimtë në bagazhet e një qytetari nga Kosova.
Bëhet fjalë për plot 40 kg suxhuk. Në një reagim për media të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA thuhet se suxhuku është zbuluar nga qeni ekspert i quajtur Kody.
“Kur stafi ekzaminoi bagazhet ata gjetën afërsisht 40 kg suxhuk, që janë të ndaluara të hyjnë në SHBA. Ndonëse importi i mishit është në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme në ekonomi dhe industrinë bujqësore”, – thuhet në deklaratën e drejtorit Troy Miller. Pasagjeri ishte shprehur se bëhej fjalë për “suxhuk shtëpie”, duke e shpëtuar atë nga gjoba./lapsi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit