Një nga kompanitë më të suksesshme dhe më në rritje në Kinë eshtë kompania LeEco. Produkti më i veçantë i saj është Le Syvrac.
LeEco në biçikletën Le Syvrac përdor softuerin Google Android në një ekran 4-inç i cili është i vendosur në mes të timonit.
Biçikleta është plotësisht e bazuar në teknologji. Kompania ka instaluar lazerët të cilët lëshojnë rreze të kuqe të dritës në çdo anë të biçikletës, në mënyrë që të vërehet më lehtë në komunikacion. Punon me një procesor me katër bërthama, ka 4 gigabajt RAM memorie, dritën e përparme, sensorin për matjen e rrahjeve të zemrës, altoparlantin e integruar dhe kamerën.
Kjo biçikletë e kompanisë LeEco tashmë është në shitje në Kinë, madje mund te shitet edhe në tregjet e tjera jashtë Kinës me një çmim prej rreth 800 dollarë më shumë se versioni me kornizë prej karboni që kushton mbi 6 mijë dollarë.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...