Google ADS

Këto shenja paskan shumë fat këtë javë

07:51 | 3 Shkurt 2020
A Z

Dashi

Një problem i mundshëm shëndetësor do të jetë shkaku i shqetësimit tuaj gjatë ditës së sotme. Duhet ta kaloni një situatë të tillë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të risillni lumturinë. Dita e duhur për të kontaktuar me miq të vjetër.

Demi

Përpiquni të shmangni udhëtimet me autobus gjatë kësaj të hëne, pasi nuk përjashtohet mundësia e një incidenti. Shmangni shpenzimin e tepërt të parave për argëtim. Jepini kohën e duhur familjes suaj.

Binjakët

Do ta nisni ditën me një lajm të mirë nga miqtë ose të afërmit tuaj. Përpiquni të kuptoni ndjenjat e partnerit/partneres suaj. Rekomandohet të realizoni një udhëtim me personin tuaj të zemrës për t’iu rikthyer ditëve romantike.

Gaforrja

Përfshihuni nëpër aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë. Gjendja juaj financiare do të jetë e mirë sot. Madje ka gjasa të shlyeni disa borxhe të vjetra. Do të kaloni një ditë të mirë në familjen tuaj, ndërsa marrëdhënia në çift nuk do të jetë ashtu sikurse do të dëshironit.

Luani

Mund të shqetësoheni për shkak të disa mendimeve të padëshiruara. Përpiquni të kryeni ushtrime fizike. Rekomandohet të investoni në projekte të caktuara por merrni këshillat e duhura. Bëni kujdes me vendimet e nxituara, për të cilat mund të pendoheni më pas.

Virgjëresha

Mbështetja e personave me influencë do t’ju ndihmojë shumë. Shmangni investimet afatgjata. Ka gjasa të fitoni atë çfarë dëshironi në lidhjen tuaj të dashurisë.

Peshorja

Shmangni ushqimin e tepërt dhe nisini të frekuentoni rregullisht një palestër. Falini partnerit/partneres suaj më shumë dashuri, për ta bërë ditën më të këndshme. Ka gjasa që sot të gjeni një objekt të vjetër, të cilin keni kohë që e kërkoni.

Akrepi

Parashikohet të kaloni një ditë të mirë në punë, por bëni kujdes me fjalët. Ka gjasa që një pjesë të mirë të pasdites ta kaloni me gjëra të parëndësishme. Përpiquni të shmangni orët e tepërta të gjumit.

Shigjetari

Bëni kujdes nga disa personi që i konsideroni miq apo nga disa të huaj rreth jush. Gjithashtu bëni kujdes me pasionin, pasi mund të vendosë në rrezik marrëdhënien tuaj të dashurisë. Nuk përjashtohet mundësia e xhelozisë nga partneri/partnerja juaj.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi të relaksoheni mjaftueshëm. Gjithashtu parashikohet një ditë e mirë edhe në aspektin financiar. Mos bëni gjykime të nxituara për disa persona dhe për motivet e tyre. Jeta e dashurisë do t’ju sjellë diçka fantastike sot.

Ujori

Do të ndiheni shumë mirë si psikologjikisht ashtu edhe mendërisht. Është dita e duhur për t’u takuar me persona që shiheni rrallë. Nuk do të mungojnë komplimentet nga ana e partnerit/partneres suaj.

Peshqit

Përdoreni ashtu siç duhet besimin në vetvete. Pavarësisht një dite të lodhshme do të jeni në gjendje t’i mblidhni sërish energjitë. Ka gjasa të përjetoni probleme serioze me partnerin/partneren tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme