Google ADS

Kështu mund ta dini nëse keni shokë të vërtetë

19:05 | 13 Gusht 2016
Arbresh Info

Të gjithë kanë shokë, por jo të gjithë shokët mund të jenë shokë të mirë – ose të vërtetë. Por, për ta kuptuar nëse shoku juaj është një shok i mirë dhe shok i vërtetë, ekzistojnë disa mënyra për ta kuptuar.

Shokët e vërtetë i shndërrojnë fjalët e tyre në vepra 
Kur shokët e duan me të vërtetë njëri-tjetrin, ata bëjnë vepra dhe jo vetëm fjalë. Është më shumë se vetëm të flasësh. Ata kurrë nuk thonë diçka e të bëjnë të kundërtën e saj.

Shokët e vërtetë krijojnë kohë për ju, edhe nëse janë të zënë 
Një shok nuk është dikush që gjen kohë për ju, por që krijon kohë për ju. Edhe nëse ata janë shumë të zënë, ata harrojnë për pak jetën e tyre për t’u marrë me ju. Nuk e keni shok të vërtetë nëse arsyeja pse nuk po shiheni shpesh është se “ai është shumë i zënë”, shkruan Gazeta Express.

Shokët e vërtetë të lejojnë të jesh vetvetja 
Shokët e vërtetë nuk ju kërkojnë që të silleni ndryshe, përveç ashtu siç jeni në të vërtetë. Ata ju duan dhe nuk dëshirojnë t’ju kontrollojnë. Ata nuk mendojnë se duhet t’ju japin leje për të bërë diçka, ata thjeshtë ju lejojnë të jeni vetvetja.

Shokët e vërtetë të ndihmojnë të bëhesh një person më i mirë 
Ata do të jenë aty për ty në kohët më të vështira, por ata dëshirojnë që ju të mësoni prej gabimeve dhe të bëheni një person më i mirë. Ata ju mbështesin dhe ju motivojnë t’i bëni më mirë gjërat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme