Kërkon divorcin që në natën e parë të martesës – ja arsyeja!(Foto)

14:54 | 10 Gusht 2015
Arbresh.info

Martesa është “e përjetshme” aq sa zgjat. Dhe në rastin konkret, të një çifti të sapo martuarish në Alegri të Italisë ajo ka zgjatur shumë pak, deri mëngjesin e pas natës së parë të martesës.
Dhëndri ka parë gruan e tij pa truk dhe i është dukur shumë e shëmtuar dhe ka kërkuar menjëherë divorcin.

Ai ka thënë se ajo e ka mashtruar pasi është trukuar sa herë që janë takuar.

“Kur hapa sytë, nuk e njoha. Mendova se ishte një hajdut që kishte hyrë në shtëpi”, ka treguar burri që pretendon se është mashtruar nga gruaja.

Dhe nuk është mjaftuar me kaq, por e ka çuar çështjen në gjykatë ku kërkon dëmshpërblim 18 mijë euro për tronditjen që i është shkaktuar. /lapsi.al/

as_1439190464-5593361

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme