Kaloi natën në dritaren e katit të shtatë pasi të dashurës i erdhi burri (Video)

11:04 | 18 Shtator 2015
Arbresh.info

Një burrë ka kaluar natën në parvazin e katit të shtatë, pasi që burri i të dashurës së tij kishte mbërritur në shtëpi pa paralajmrim.

I dashuri i gruas së martuar kineze, kishte ngecur në katin e shtatë në mes të dy kondicionerëve gjatë gjithë natës, transmeton Klan Kosova.

Ai ka qëndruar aty deri në mëngjesin e ditës së neserme kur burri i të dashurës së tij ka ikur për në punë.

Por gruaja është detyruar që t’i thërras zjarrëfikësit për ta shpëtuar, sepse ishte e pamundur të largohej.

“Fatmirësisht ai kishte arritur të vishej dhe të largohej shpejt nga dritarja”, është shprehur zëdhënësi i zjarrëfikësve.

Gruaja e kishte pranuar që e kishte sjellë të dashurin në shtëpi, dhe nuk e kishte pritur që burri të kthehej aq shpejt nga udhëtimi i tij.

E gjithë kjo është inqizuar, mirëpo nuk është dhënë emri as i gruas e as i të dashurit të saj.

https://youtu.be/9-ZnJ9MM11c

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme