Pronari i një shtëpie që i shikon aeroplanët nga dritarja, teksa ngrihen dhe aterrojnë, nuk e ka aspak problem zhurmën e tyre.
Harri Patel është bërë fqinji më i afërt i Heathrow Aeroport të Londrës, para 23 vitesh, kur së bashku me gruan, vendosën ta ndërrojnë shtëpinë e vogël me një më të madhe, transmeton Telegrafi.
Burri 63-vjeçar thotë se nuk i ka bezdi “fqinjët” e zhurmshëm, që nganjëherë shkaktojnë edhe dridhje të lehta.
Të mësuar me zhurmën janë edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët, që kanë dhoma të ndara dhe hapësirë të bollshme banimi.
“Fëmijët kënaqen në oborr, ata pushimin e kalojnë duke e shikuar trafikun e aeroplanëve në qiell”, ka thënë Patel për fëmijët e tij tetë dhe gjashtëvjeçar.
Megjithatë, shtëpia e tyre është e izoluar dhe dritaret moderne e ndalojnë zhurmën në masë të madhe, teksa ata mund t’i shohin prej dhomave aeroplanët që lëvizin nëpër pistë. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...