Google ADS

Japonia në krizë për patatina, ja sa kushton një pako

00:25 | 18 Prill 2017
Trina Galanxhi

Japonia po përballet me një krizë për patatina, pasi nuk ka furnizim dhe cmimi i tyre është shumë i lartë. Kompania më e madhe e prodhimit ‘Calbee’ ka lajmëruar se do të ndërpriten shitjet për shkak të prodhimit të ulët në zonën kryesore, Hokkaido.

Për këtë arsye, cmimet e patatinave kanë arritur një cmim shumë të lartë ku një pako kushton 12 dollarë. Në rrjete sociale, janë publikuar fotografi të rafteve bosh në supermarkete, të cilat janë bërë virale.

Edhe pse nuk janë ushqim i shëndetshëm, në Japoni renditet si ushqimi i parë i shpejtë dhe mungesa e tyre përbën problem për popullin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme