Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, shumica e punëtorëve që kërkojnë leje pushimi nga puna japin arsye shumë të çuditshme.
Studimi ka gjetur se gjatë marrjes së lejes, gratë ndihen më fajtore për ‘gënjimin mbi sëmundjen’, ndërsa meshkujt jo edhe aq, transmeton portali arbresh.info
Disa nga arsyetimet për t’iu shmangur punës janë: “Janë dy lopë n’oborr dhe nuk mund t’vi në punë”, “kam humbur lojën dhe jam shumë i traumatizur që t’vi në punë” dhe shumë e shumë tjera të këtij lloji.
Disa të tjera më të shpeshta janë: “Kam harruar uniformën në autobus”, “I dashuri ndryshoi statusin në facebook dhe njehem keq”, etj.
Studimi ka gjetur se një ndër arsyet kryesore për kërkimin e ditëve të pushimit është lodhja dhe mungesa e gjumit. Rreth 65 për qind e të pyeturve 55-64 vjeçarë thanë se nuk shkonin në punë për shkak të mungesës së energjisë./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...