Nëse edhe ju besoni se kafshët janë në gjendje të dallojnë njerëzit e këqinj, as që jeni i vetmi, as që gaboni
Sigurisht ndonjëherë keni pyetur se pse qeni juaj disa njerëz i admiron, kurse të tjerët i injoron apo ndoshta shprehë armiqësi ndaj tyre.
Pa dyshim se shumë herë keni dëgjuar, sigurisht edhe vetë e keni thënë se qeni e din kush është njeri i keq.
Nëse jeni të bindur se kjo është e vërtetë, nuk jeni i vetëm. Në fakt, ekzistojnë hulumtime shkencore që definitivisht shkojnë në favor të kësaj teze.
Eksperti i njohur për sjelljen e qenit Stanley Coren tregon shembullin e një shoqe të tij e cila ka vërejtur marrëdhënie të çuditshme të qenit të saj ndaj nënës së burrit të saj, shkruan Petmagazine.rs.
Një ditë një e njohur, e cila ka një retriver gazmorë dhe miqësorë, pyeti vjehrrën e saj t’i ndihmojë ta drejtojnë qilimin i cili është rrudhur. Vjehrra këtë lutje e ka injoruar dhe ka vazhduar rrugën. Të nesërmen sjellja e qenit ndaj saj ndryshoi. E injoronte tërë ditën dhe madje refuzoi edhe ëmbëlsirën kur i ofroi vjehrra.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...