Një kompanie të fluturimeve i është kërkuar të kërkojë falje pasi ua ofroi një dhomë hoteli me një shtrat dy personave që nuk e njihnin njëri-tjetrin.
Atyre iu bë kjo ofertë pasi u vonuan dhe iu iku aeroplani.
Elizabeth Coffi Tabu, 71 vjeçe, duhej të kthehej në Paris pasi kishte qëndruar për një muaj te familja e saj në Kanada. Sidoqoftë, kur asaj i iku fluturimi në Montreal, kompania i ofroi asaj qëndrim në një hotel së bashku me një udhëtar tjetër, një burrë 35 vjeç, të cilin nuk e kishte takuar kurrë në jetë.
Vajza e saj tha para gazetarëve: “Nëna ime i tregoi kompanisë se nuk e njeh atë burrë dhe se ai nuk ishte bashkëshorti i saj, por ata i kishin thënë se kanë vetëm një dhomë”. Ajo shtoi se nëna e saj kishte vështirësi, sepse lëvizte me karrocë pas trajtimit për sëmundjen e kancerit.
Pasi pa se dhoma kishte vetëm një shtrat, burri i panjohur ishte treguar i gatshëm të flejë në kolltuk.
“Ai ishte një zotëri i vërtetë, por unë sigurisht se nuk u ndieva rehat duke e kaluar natën me një burrë që ishte dyfish më i ri se nëna ime dhe tërësisht i panjohur për të”, shtoi vajza e plakës.
Pas disa orësh, vajza e saj arriti ta rezervojë një dhomë tjetër për nënën e saj, të cilës kompania ia kishte dhënë dy pagesa prej 10 dollarësh për ushqim dhe një ulëse me më shumë hapësirë për shkak të nevojave të veçanta, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...