Italia n’hall me turistët anglezë

22:53 | 22 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Dy turistë anglisht folës, të cilët janë nxjerrë jashtë shatërvanit monumental në Itali, janë quajtur “idiotë” nga zëvëndëskryeministri i vendit.

Burrat gjysmë lakuriq u panë në shatërvanin në Piazza Venezia në Romë, transmeton portali arbresh.info

Pamjet kanë shkaktuar zemërim dhe sjellja e tyre është dënuar ashpër nga autoritetet.

Sjelljen e tyre e ka dënuar edhe zv.kryeministri italian Matteo Salvini, i cili tha se “Italia nuk është banjo e tyre”.

Videoja e publikuar në një blog në Romë, tregon dy burrat që rrinin nën burimin e Altare della Patria, një monument në nder të mbretit të parë të Italisë pas bashkimit të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme