Rreth 130 mijë deve janë duke u pajisur me karta të identitetit në provincën Sistan dhe Baluchestan, transmeton Koha.net. Kjo iniciativë po bëhet pasi që në këto provinca së fundmi kanë ndodhur një numër i konsiderueshëm i aksidenteve të trafikut dhe është raportuar për humbje të deveve.
Sipas një raporti në Farsi nga agjencia e lajmeve IRNA, Mohammad-Sharif Khaleqinia, sekretari i Task Forcës për Anti-Kontraband në këtë rajon, tha: Ne do t’i pajisim 35 mijë devetë me karta të identitetit gjatë fazës së parë të lansimit të targave për ta.
“95 mijë kafshëve u janë dhënë targa që nga fillimi i vitit të ri iranian”, shtoi Khaleqinia.
Raportet lokale thonë se devetë pa targa në Sistan dhe Baluchestan shkaktojnë aksidentet e veturave, humbjen e tyre dhe disa dëmtime gjatë natës.
Në këtë rajon, po ashtu, janë duke shpresuar që të trajtojnë çështjen e trafikimit të kafshëve me masë.
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...