Google ADS

Intervenon policia pasi që përleshen për një TV në dyqan (Video)

09:30 | 28 Nëntor 2015
Arbresh.info

E Premtja e Zezë apo ndryshe si quhet “Black Friday”, zhvillohet në SHBA një ditë pas Falënderimeve.
Në këtë ditë bëhen zbritje të mëdha të çmimeve nga shitësit për mallrat për të inkurajuar familjet që të blejnë sërish në dyqanet e tyre edhe pas festës publike amerikane dhe periudhën e para Krishtlindjeve, transmeton Arbresh.info.

Ajo quhet e Premtja e Zezë për arsye se prania e shumë njerëzve për të blerë produkte me çmime të ulëta ka shkaktuar shumë aksidente por edhe përleshje ndërmjet konsumatorëve.
Video më poshtë tregon më së miri këtë gjendje, aty shihen disa konsumatorë teksa zihen për një TV aq shume sa që duhet të intervenoi edhe policia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme