Një imam është martuar me një ‘grua’ pa e kuptuar se dikur ajo ishte burrë.
Ai është akuzuar se ka kryer një veprim kundër ligjeve të natyrës, pasi martesat e gjinisë së njejtë në Uganda vazhdojnë të mbesin ilegale, transmeton portal arbresh.info
Sheik Mohamed Mutumba, 27 vjeç, dhe Richard Tumushabe, 19 vjeç, u vunë në lirim me kusht pas një vendimi të gjykatës, për shkak të martesës kundër ‘ligjeve të natyrës’.
Imami është pezulluar nga detyra që kryente në xhami dhe pretendon se e kuptoi që ‘gruaja’ e tij ishte burrë vetëm kur policia e arrestoi atë për vjedhje.
Mutumba pohoi se ai nuk ka pasur marrëdhënie intime me ‘gruan’ e tij që nga dita e dasmës, pasi ajo i kishte thënë atij se është me perioda.
“Gruaja” është arrestuar disa herë për vjedhje dhe gjinia e saj është zbuluar pasi një police femër po kryente kontrollin rutinë./arbresh.info/
Zjarr në një treg perimesh në Kinë, 8 të vdekur dhe disa të ...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...