07:12 | 11 Maj 2016
Arbresh.info
A e mbani mend si i flisnit të dashurit kur ishit vetëm 22 vjeç? Tani e sigurtë që mesazhet me partnerin tuaj janë vetëm : Ku je, kur do vish, mos harro të blesh bukë etj etj.. Shokëve dhe shoqeve nuk u mbanit mend emrin kur i ndeshnit në rrugë aq shumë kishit, ndërkohë që me kalimin e viteve rrethet shoqërore ngushtohen.
Keni qenë aventurierë, ora 5 nuk ju kapte në shtëpi dhe tani në orën 11 fikni dritën për të fjetur. Nëse pyesni veten çfarë ju ka ndodhur Living e ka një përgjigje !! Jeni rritur !! Me kalimin e viteve ndryshon rrjedha e jetës suaj dhe në fotogalerinë e mëposhtme do të shihni disa ilustrime komike se si ka qenë jeta juaj para të 30-ave dhe si është pas të 30-ave.