Google ADS

“iDimija”, produkti me i ri nga Apple

18:41 | 13 Mars 2016
Arbresh.info
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihet modeli më i ri i veshjeve tradicionale të njohura si dimija.
 Një grua shihet në fotografi krah për krah me bashkëshortin e saj, e veshur me dimija të cilat zakonisht vishen nga nuset në dasma, shkruan lajmi.net

Dimijat e kësaj nuseje janë të veçanta pasi mbajnë logon e kompanisë së njohur të telefonave të mençur ‘Apple’. Madje ato tashmë po quhen ‘Dimija 7S’, duke ironizuar me iPhone 7 i cili pritet të dal në treg.

Janë disa lloje të dimijave dhe ato zakonisht janë të gjera me material deri në 12 metra. Në traditat e popullit shqiptar, dimijat kryesisht i shkojnë gruas dhuratë nga burri.

dimija

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme