Serena Beuford është një vajzë 27-vjeçare dhe pak ditë më parë përfundoi në koma në një spital të Boston në SHBA për shkak të protezave të implementuara në të pasmet e saj. Ajo ishte në palestër dhe në atë moment njëra prej tyre i ka shpërthyer. Kjo ka bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital. Një nga djemtë që po stërvitej pranë saj tha: “Dëgjova një zhurmë të vogël, si shpërthim dhe më pas Serena që u rrëzua në tokë duke bërtitur”.
Pak muaj më parë ajo iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në një klinike ekonomike dhe me siguri materialet e përdorura nuk ishin të përshtatshme. Dëshira e saj më e madhe ishte që të kishte anën e saj “B” të mrekullueshme dhe të bollshme ashtu si yjet e ekranit. Dhe për të arritur objektivin e saj, ajo shkonte shpesh në palestër. Stërvitjet mesa duket nuk mjaftuan. Donte një fundshmpinë edhe më të ngritur dhe më të madhe. Pas një ndërhyrjeje që i shkatërroi jetën përgjithmonë ishte e kënaqur dhe postonte vazhdimisht foto në Instagram.
Sot është në gjendje të vështirë. Jo vetëm në koma por rrezikon të pësojë edhe dëmtime të mëdha në organizmin e saj. Materiali i protezave mund të jetë futur në muskuj ose në gjak. Kur të zgjohet, me siguri ajo do të këshillojë të gjithë që të mos ndjekin shembullin e saj dhe mbi të gjitha të mos u besojnë jo-specailistëve pavarësisht çmimeve të favorshme.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...