Një 65-vjeçare, që ndryshe njihet si Juliane L., është një zonjë nga Heidelberg nga Gjermania.
Ajo ka punuar në një shtëpi ku ndihmoheshin fëmijët me probleme shëndetësore për rreth 30 vite dhe u pushua nga puna në shkurt, pa asnjë njoftim paraprak.
Kjo erdhi sepse ajo i kishte ngrënë kolegut të saj çokollatën 2.50 dollarëshe.
Përveç kësaj, ajo u akuzua edhe për përdorim të printerit për arsye personale.
Ideja që qëndronte pas largimit nga puna si pasojë e çokollatës ishte sepse në asnjë mënyrë brenda zyrës nuk mund të prekësh apo të konsumosh ushqimet që nuk janë të tuat dhe ky ka qenë një rregull në kontratën që zonja ka firmosur përpara se të niste punën dhe që rezultoi se e ka shkelur.
“Të prekurit të pronës së dikujt tjetër, qoftë edhe një çokollatë e vogël, nuk është as për të qeshur dhe as e lejueshme”, – është shprehur gjykatësi i çështjes, pasi zonja e ankimoi largimin e saj nga puna në këtë institucion.
“Nuk kam bërë asgjë të keqe, vetëm kam ngrënë një copë çokollatë sepse nuk ndaloja dot nepsin që kisha”, – është shprehur më vonë zonja L., e cila tashmë ka marrë edhe të drejtën për të dalë në pension.
Ndonëse e gjithë kjo histori mund të shkaktojë të qeshura, dihet me siguri fakti se në Gjermani, rregullat dhe kontratat janë shumë të rëndësishme dhe merren shumë seriozisht.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...