Google ADS

I diplomuari padit Universitetin e Oxfordit, dështoi të marrë notën më të lartë

00:09 | 7 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një i diplomuar në Oxford ka paditur Universitetin duke kërkuar 1 milion funta pasi pretendon se mësimi “tmerrësisht i keq” dhe “i mërzitshëm” që mori i kushtoi atij mos marrjen e diplomës së nivelit të parë që e pengoi të ketë një karrierë të suksesshme.

Faiz Siddiqui, i cili ka studiuar histori moderne në “Brasenose College”, i tha Gjykatës së Lartë se beson se do të kishte një karrierë si avokat i tregtisë ndërkombëtare nëse ata do t’i jepnin shkallën e parë, dhe jo të dytë të arritshmërisë, të cilën e kishte marr 16 vjet më parë, shkruan The Guardian.

Nëse ai fiton, atëherë ky rast do të hapte dyert edhe për studentët e tjerë me pretendime të ngjashme për mësime jo adekuate, akomodim të papërshtatshëm si dhe vendime të dobëta.

Siddiqui, 38, i cili është trajnuar si avokat pas përfundimit të universitetit, thotë se jeta dhe karriera e tij është dëmtuar për shkak të dështimit të tij për të marrë notën më të lartë kur diplomoi në qershor të vitit 2000, transmeton Koha.net.

Ai tha se mori notën e dobët e mbi historinë e perandorisë indiane për shkak të “neglizhencës” së mësimit që mori dhe që i uli mesataren e notave. Ai ka kërkuar rreth 1 milion funta ndaj kancelarit, mjeshtërve dhe studiuesve të Universitetit të Oxfordit.

Sipas një raporti të Sunday Times, Siddiqui vuan nga pagjumësia dhe depresioni për çka avokati i tij, Mallalieu, thotë se janë si pasojë e dështimit për të arritur notën më të lartë.

Mallalieu i tha Gjykatës se niveli i dytë që e ka arritur “i kanë mohuar atij mundësinë që të bëhej një avokat i lartë i tregtisë”.

Universiteti i Oxfordit thotë se këto kërkesa janë të pabaza dhe nuk duhet të merren parasysh edhe për shkak të numrit të viteve që kanë kaluar që kur Siddiqui ka diplomuar.

Universiteti e ka pranuar se ka pasur “vështirësi” në drejtimin e atij moduli në vitin kur Siddiqui kishte diplomuar për shkak se gjysma e stafit që ishin përgjegjës për historinë aziatike ishin në pushime apo duke hulumtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme