Besoj se e keni dëgjuar shpesh shprehjen “i dehur nga gëzimi”, por kjo shprehje i shkon për shtat edhe këtij drejtuesi automjeti në Hungari, i cili po i gëzohej – fatkeqësisht për shumë pak kohë, – blerjes së një Ferrari.
Makina italiane njihet botërisht si një prej më të shtrenjtave në botën e automobilizmit, por aksidenti i ndodhur në Budapest të Hungarisë, pasditen e së shtunës, është regjistruar nga një tjetër drejtues mjeti që ndodhej prapa “kokëkuqes” dhe tashmë po qarkullon nëpër rrjetet sociale.
E veçanta e këtij aksidenti është se ka ndodhur pikërisht sapo drejtuesi i Ferrarit “të ri” ishte larguar nga shitësi; kishte paguar paratë për blerjen e makinës dhe sapo kishte nisur ta shijonte në rrugët e kryeqytetit hungarez, kur papritur…
Ndoshta gabimi i parë është që hungarezi në fjalë nisi ta provonte shijen e të ngarit të një Ferrari në një rrugë me trafik të lartë, ndërkohë që shumë mirë mund të kishte tentuar ta përdorte në ndonjë autostradë, por edhe dëshira e tij për të shijuar shpejtësinë e një mjeti të tillë duket se ka qenë e tejskajshme.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë shkelja e fortë e pedalit të gazit, gjë që ka bërë që mjeti të humbasë kontrollin dhe të kthehet në mënyrë të pakuptimtë duke u përplasur edhe me makina të tjera të parkuara buzë rruge. Kështu është kur nuk mundesh të drejtosh një hibrit prej 950 kuajsh fuqi, që mund të arrijë nga zero në 100 km/h për vetëm 3 sekonda.
Fatmirësisht, askush nuk është plagosur në aksident, por drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar sigurisht që do ta paguajë edhe më shtrenjtë pasionin e tij të çmendur për një makinë të tillë./tch
https://www.youtube.com/watch?time_continue=64&v=A1cfxlSXcbE
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...