Përgatituni për reduktim llogarish si në planin privat ashtu edhe në atë afarist, thotë horoskopi javor
DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Kjo javë do t’ju jetë shumë e volitshme për bashkëpunime në planin afarist. Për shumë projekte të reja do ta keni përkrahjen e rrethit të bashkëpunëtorëve. Do të keni mundësinë që të realizoni atë ide që tashmë një kohë të gjatë e keni ëndërruar. Do të keni përkrahjen edhe të eprorëve tuaj të punës. Fitimet financiare tuajat do të dyfishohen, edhe pse ju do të shpenzoni dyfishin e tyre. Kini kujdes nga fjalët e ëmbla të një personi. Fjala është për personin i cili dëshiron vetëm t’ju shfrytëzojë, edhe pse ju ndaj tij keni besim të plotë.
Shëndeti: Është koha që të bëni një kontroll te mjeku, sepse kohëve të fundit kujdesin shëndetësor e keni lënë pas dore, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Lidhja juaj dashurore është duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Personi juaj i dashur do të jetë posaçërisht i kujdesshëm ndaj jush. Mirëpo, edhe ju do t’ia ktheni me të njëjtën mënyrë, andaj që të dytë do të kënaqeni në këtë lidhje të shkëlqyeshme. Fundjavën është mirë ta rezervoni për një udhëtim apo për një pushim familjar.
DEMI 21.04 – 21.05)
Puna: Mos vraponi që të gjithëve t’u ndihmoni, pa marrë parasysh se sa ju duket që kjo është humane. Bëjini mirë vetëm atyre të cilët janë të gatshëm t’jua kthejnë në të njëjtën mënyrë, sepse gjatë kësaj periudhe përreth jush do të sillen shumë njerëz që janë tepër egoistë. Mund të rrezikoni që të bini “viktimë” e thashethemeve, nga të cilat tashmë një kohë të gjatë jeni larguar.
Shëndeti: Stresi dhe ndjenja se po e kaloni kot kohën mund të ndikojnë keq në shëndetin tuaj. Nëse i merrni gjërat më shtruar, do ta kapërceni problemin me zemrën.
Dashuria: Bëni kujdes nga një personi, i cili po përpiqet me çdo kusht që të jetë sa më afër jush. Sado që të keni nevojë për dashuri, nuk është mirë të kërkoni të lidheni me çdo kë, sepse do t’ju shkaktojë kokëçarje të mëdha. Kohëve të fundit jeni bërë një farë personi “i mjerë” i cili kënaqet me pak. Mos u dorëzoni, nga fundi i javës do të merrni një lajm i cili do t’ju bëjë të jeni të lumtur, mirëpo atë lajm duhet një kohë bukur të gjatë ta mbani vetëm për vete.
BINJAKËT (21.04 – 21.05)
Puna: Këtë javë punët në planin afarist do t’ju ecin shumë mirë. Në punë jeni shumë stabil, andaj përpiquni që kështu të jetë edhe në të ardhmen. Një projekt në të cilin jeni duke punuar, po jua shton vetëbesimin dhe po jua eliminon të gjitha vështirësitë e jetës. Përpiquni që për problemet tuaja të mos i bisedoni me të tjerët, sepse në rrethin tuaj ka njerëz të cilët nuk jua duan të mirën.
Shëndeti: Me telashet shëndetësore me të cilat jeni duke u ballafaquar janë pasojë e konsumimit pa kontroll të ushqimit. Mendoni për ndryshimin e mënyrës së ushqimit.
Dashuria: Disa persona të kësaj shenje ka gjasa të përfshihen në afera dashurie, aq më parë ata të cilët planifikojnë të udhëtojnë. Sfidës dashurore assesi nuk do të mund t’u shmangen. Pa marrë parasysh se sa jeni të kujdesshëm, këtë herë është mirë të bëni dyfish kujdes, sepse yjet këtë javë nuk janë në anën tuaj. Personi me të cilin jeni në lidhje dashurie do të zbulojë diçka që tashmë një kohë të gjatë është përpjekur ta mësojë.
GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Mjaft keni ngurruar, tani është koha që t’i hyni një rreziku për të cilin një kohë të gjatë jeni përgatitur. E dini se pa rrezikuar as sukseset nuk arrihen, gjithashtu e dini që ka ardhur koha e duhur që të veproni. Vetëm ata persona të cilët janë më të guximshëm mund të arrijnë suksese, ndërsa ata të cilët frikësohen nuk do të arrijnë asgjë.
Shëndeti: Mos i injoroni proceset e inflamacionit. Deri tani sinjalet nuk keni dashur t’i dëgjoni, tani është koha që vërtet të sëmureni, andaj është mirë që të kërkoni shërim.
Dashuria: Në jetën dashurore do të ketë ndryshime. Ata persona të cilët nuk janë të kënaqur me lidhjen e tyre do të arrijnë të jenë të lumtur, ndërsa ata të cilët kanë lidhje të shkëlqyeshme do të kenë luhatje. Do ta hetoni se si po sillet rrota e fatit, mirëpo nuk do të jeni në gjendje t’i përballoni ato ndryshime.
LUANI (23.7 – 22.8)
Puna: Merruni me gjëra konkrete, në vend që kohën tuaj të çmuar ta shpenzoni në punë të kota. Aty ku e vëreni se do të jeni i tepërt, mos shkoni, por shkoni aty ku e ndieni veten më të sigurt. Energjia gjithnjë e më shumë do t’ju mungojë, andaj është mirë që të pushoni më shumë. Fundjavën kushtojani vetëm vetes. Shkoni në atë ambient ku do të jeni më të relaksuar. Mirëpo, për të pushur, zgjidhni vetëm orët e mbrëmjes, sepse gjatë ditës duhet t’i kryeni obligimet e shumta që i keni. Përqendrohuni vetëm në punët më kryesore.
Shëndeti: Do të ballafaqoheni me tretjen e ushqimit, andaj me kohë zgjidhni këtë problem shëndetësor.
Dashuria: Këtë javë do të ketë pak persona të cilët do të jenë të entuziazmuar me situatën dashurore. Ata të cilët dashurojnë në mënyrë të fshehtë, e dashurojnë personin nga rrethi i miqve. Se sa e dhembshme është ajo dashuri, e dinë vetëm ata të cilët janë duke kaluar nëpër ato situata. Fatkeqësisht, edhe vetë do të bindeni që këtë javë dashuri do të ketë gjithnjë e më pak, sidomos për ata të cilët tashmë një kohë të gjatë janë në lidhje.
VIRGJËRESHA (23.08 – 22.09)
Puna: Shumica e personave të kësaj shenje këtë javë do të qëndrojnë shumë mirë në planin afarist dhe financiar. Në mesin e tyre ka edhe të tillë që nuk do të jenë të kënaqur me situatën aktuale, sepse konsiderojnë se gjithmonë mund të arrijnë edhe më shumë. Ata që kërkojnë shumë, rrezikojnë që të humbin shumë.
Shëndeti: Do të keni probleme me pagjumësinë. Më mirë është të flini gjumë më herët, në mënyrë që ditën në vijim të jeni më të kthjellët.
Dashuria: Dashuria është ajo që ju bën më të lumtur, andaj kënaquni me të. Edhe pse personi juaj i dashur ka karakter krejtësisht të kundërt me tuajin, mbase pikërisht aty është magjia e lidhjes suaj të lumtur. Mospajtimet e vogla nuk duhet t’ju brengosin, ato vetëm sa do ta bëjnë lidhjen tuaj edhe më të fortë.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna: Këtë javë do të jeni plot elan për punë, do të jeni posaçërisht krenar. Do t’ju hapen dyert drejt suksesit, meqë keni një ide të shkëlqyeshme afariste. Shumicën e kërkesave tuaja do t’i përkrahin bashkëpunëtorët tuaj. Është koha kur do të zbuloni se kush është me ju dhe kush po ju punon pas shpine. Jeni të sigurt se nuk duhet të frikësoheni për të ardhmen tuaj, sepse ajo ju është e sigurt.
Shëndeti: Do të jeni pak të ftohur. Nëse do t’ju ngrihet temperatura, shkoni menjëherë te mjeku.
Dashuria: Në jetën tuaj dashurore do të kthehet një person nga e kaluara juaj dashurore. Kjo ngjarje sa do t’ju gëzojë, aq edhe do t’ju frikësojë. Që të dytë do të dëshironi të filloni nga e para, andaj më mirë është të përpiqeni realizoni atë për të cilën deri tani vetëm keni ëndërruar. Është mirë të vendosni me kohë se çka saktë dëshironi nga jeta juaj dashurore dhe cilin person dëshironi ta fusni në të.
AKREPI (23.10 – 22.11)
Puna: Do të hyni në një periudhë të popullaritetit kulmor afarist. Shfrytëzojini çdo gjë që ju dhurojnë yjet, sepse kush e di se kur do të jeni të bekuar kështu. Në planin financiar do të jeni më të kënaqur sesa keni qenë disa muaj më parë, andaj problemet do t’i lini pas. Do të filloni të kurseni, ndërsa për shpenzime as që do t’ju shkojë mendja.
Shëndeti: Nervat tuaja edhe ashtu të dobësuara ruajini për ngjarje konkrete stresuese, të cilat këto ditë nuk do t’ju kursejnë.
Dashuria: Shumë persona do të kenë dëshirë të jenë sa më afër jush. Mirëpo, të rrallë do të jenë ata të cilët do ta kenë të “fat” që pranë vetes të kenë një person të tillë që do t’i dashurojë dhe njëkohësisht të jetë i pasur. Nëse vëreni se dikush po ju dashuron vetëm për shkak të pasurisë, sa më shpejt largoni nga vetja ata persona. Ata të cilët janë në lidhje të gjatë dashurore, do të realizojnë dëshirat që i kanë ëndërruar një kohë të gjatë. Ndërkaq, ata që janë të martuar nuk do të jenë të kënaqur me jetën që janë duke e bërë.
SHIGJETARI (23.10 – 22.11)
Puna: Gjatë tërë javës, një ngjarje që ju ka ndodhur nuk do t’ju lejojë që të jeni të përqendruar. Në punë do të keni luhatje, mirëpo për këtë nuk jeni vetëm ju fajtor. Disave madje puna do t’ju rrezikohet. Nuk është mirë që assesi t’i kundërshtoni ata që janë më të fortë se ju, sepse me siguri ju do të jeni humbësi.
Shëndeti: Do t’ju përfshijë një proces i ftohjes nga fundi i javës, i cili fatkeqësisht do t’jua prishë vikendin.
Dashuria: Do të shkëlqeni në planin emocional, andaj të gjithë ata persona që janë afër jush do t’i bëni për vete. Te partneri do të shkaktoni një xhelozi të vogël. Nëse nuk do të jetë fjala për xhelozi, atëherë do të jetë fjala për kryeneçësi të dyanshme. Asgjë nuk mbroni aq shumë sesa egon tuaj. Nuk do t’i lejoni asnjë personi që t’ju ofrohet, edhe pse këtë gjë e dëshironi shumë.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Në planin afarist do të keni një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me bashkëpunëtorët. Ata do të jenë të kënaqur me ju, meqë jeni të gatshëm t’u ndihmoni kur kanë më së tepërmi nevojë. Më së shumti do t’i vlerësojnë aftësitë tuaja organizative. Do të keni përkrahje të madhe edhe nga eprorët tuaj. Për çdo sukses tuajin do të shpërbleheni dyfish.
Shëndeti: Tani jeni në një periudhë të përmirësimit shëndetësor. Disbalanca e lehtë hormonale është e karakterit kalimtar.
Dashuria: Për shumicën e personave të kësaj shenje dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre. Do të jeni në përqafim të personit të dashur. Nëse sinqerisht nuk e dashuroni personin dashur me të cilin jeni bashkë, atëherë fshehtas jeni duke e dashuruar një person tjetër. Ata të cilët janë mësuar të tradhtojnë vazhdimisht do të jenë tradhtarë. Disa në jetën e tyre dashurore do ta fusin edhe një person tjetër. Sesa do të jetë kjo gjë e mençur, fatkeqësisht do të binden pas disa ditësh.
UJORI (21.1 – 19.02)
Puna: Bëni kujdes,sepse këtë javë ka mundësi të rrezikoni në diçka që do të jetë krejtësisht jodobiprurëse. Do të jeni të rrezikuar pothuajse gjatë tërë kësaj jave, andaj jini sa më shumë që të mundeni të kujdesshëm. Nuk është keq të kërkoni ndihmë nga miqtë e besueshëm, le t’ju mbrojnë edhe ata nga problemet e mundshme. Merrni një vendim të prerë. Mos u besoni personave të cilët disa herë ju kanë tradhtuar, sepse edhe këtë javë mund t’ju ndodhë sërish e njëjta gjë. Naiviteti juaj do mund t’ju çojë atje ku fare nuk keni dashur të jeni. Personi i cili është mësuar t’ju lëndojë nuk do të heqë lehtë dorë nga qëllimet e tij.
Shëndeti: Nga dita në ditë po ndieni gjithnjë e më shumë lodhje, andaj së paku kushtojani vetes një vikend.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore po silleni gjithnjë e më ftohtë. Për këtë gjë edhe personi juaj i dashur është i vetëdijshëm, mirëpo do të luftojë që t’ju bëjë të tërin për vete. Caktoni kushte për të cilat keni nevojë dhe mos hiqni kurrë dorë nga to.
PESHQIT (20.2 – 20.03)
Puna: Nuk po mund të pajtoheni me situatën tuaj afariste, e cila nga dita në ditë është duke rënë. Disa ngjarje të cilat me padurim po i prisni, janë duke ecur me shpejtësinë e breshkës. Nëse dëshironi ta ndryshoni situatën në drejtim pozitiv, filloni të ushtroni durimin tuaj, sepse keni nevojë të domosdoshme për të. Askush nuk mund t’i fitojë të gjitha menjëherë, andaj as ju nuk do të mundeni. Me egon tuaj do ta lëndoni një bashkëpunëtor tuajin. Pakkush është i dhënë aq shumë për të arritur sukses siç jeni ju, mirëpo nuk bën që çdo gjë që ju del para ta shkelni, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Problemet me kërdhokullat, fshikëzën, reumatizmin… Një mori telashesh me preventivë mund t’i pengoni, apo së paku mund t’i zbusni.
Dashuria: Lidhja juaj dashurore nuk është aspak e volitshme, andaj në të shumtën e rasteve do ta fajësoni personin e dashur. Merrni gjërat ashtu siç janë dhe më lehtë do ta keni. Nga vrapimi i tepërt për dashuri dhe punë, do të jeni tepër të lodhur.
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...