Horoskopi ditor, 6 maj 2016

08:16 | 6 Maj 2016
Arbresh.info

DASHI 21/3 – 20/4

Do të gjeni një mënyrë për të braktisur një situatë, e cila ju ka krijuar goxha të këqija dhe sjellje të padrejta me partnerin. Beqarët do mendojnë gjithë kohës për dashurinë. Financat do jenë goxha të mira.

DEMI 21/4 – 21/5

Sot nuk duhet të mbylleni në shtëpi: një mundësi e bukur ju pret së bashku me njeriun e zemrës. Beqarët do hedhin hapa të mëtejshëm me një person që shoqërohen. Financat do jenë të mira.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Zgjidhja e një problemi që ju torturon prej kohësh në marrëdhënie është përballë jush. Beqarët do jenë të përqendruar te puna. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Sot mundohuni të hartoni një program të mirëpërcaktuar, ku të përfshini dhe partnerin. Beqarët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, që të mos zhgënjehen. Financat e mira.

LUANI 23/7 – 21/8
Mos i rrini gjithë kohës mbi kokë partnerit: ndaj jepni pak më shumë hapësirë me qetësi. Beqarët më mirë t’ja lënë gjërat kohës. Në planin financiar do keni mbështetjen e Jupiterit.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Harrojeni xhelozinë ndaj partnerit. Beqarët do jenë vazhdimisht në kërkim të princit, por nuk do e gjejnë. Me financat duhet të bëni sa më shumë kujdes me shpenzimet.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Sot mos askënd që t’ju qëndrojë nëpër këmbë me qëllim për t’ju bërë të arsyetoni në marrëdhënien tuaj. Beqarët ka mundësi të njohin njeriun e ëndrrave. Në planin financiar planetët do kenë ndikim pozitiv.

AKREPI 24/10 – 22/11

Këshillat e të tjerëve nuk do të jenë të duhurat për t’ju dhënë një spunto që të kuptoni se cila është rruga e duhur me partnerin. Beqarët do kenë fat në dashuri. Me buxhetin bëni kujdes.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ndjenjat ndaj partnerit po ju veniten pa asnjë arsye të mirëfilltë. Beqarët nuk do ndihen aspak mirë vetëm, por nuk do mundohen fare për dashurinë. Financat janë të mira.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Reflektimi ju ka bërë mirë dhe tani gjithçka ju duket më e qartë. Beqarët nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat do mbeten të mira.

UJORI 21/1 – 19/2

Ndjenjat tuaja ju bëjnë që të mos kuptoni asgjë; alternoni momentet e lumturisë me momente më konkrete. Beqarët do joshen nga disa persona. Me financat do keni.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Mos përfshini në çdo pengesë tuajën edhe partnerin, jo gjithmonë duhet ta gjeni fajin te dikush tjetër. Beqarët do pëlqejnë një person për të cilin do bëjnë dhe sakrifica. Me financat do keni fat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme