Hëngri për një vit falas në KFC duke u shtirur si degustator, arrestohet studenti

12:20 | 14 Maj 2019
Arbresh.info

Një student 27-vjeçar është arrestuar, pasi siç thuhet hëngri në KFC vakte ushqimi për një vit, duke pretenduar se ishte dërguar nga zyrat qendrore.

Personi i paidentifikuar nga KwaZulu Natal University u tha stafit që ishte nga selia qendrore dhe po testonte standardet e ushqimit, transmeton portali arbresh.info.

Ai shëtiste me veshje fine dhe ecte në pjesën e prapme të kuzhinës para se të merrte shënime dhe të provonte ushqimin.

Por pavarësisht mashtrimit, ai ka fituar respektin e mijëra njerëzve në mediat sociale të cilët e kanë lavdëruar atë si një ‘legjendë’./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme