Një 23-vjeçar italian, që tentoi të vidhte një natë më parë një lokal në Peskara, Itali rezultoi i pafat.
Dhe jo sepse nuk arriti të vidhte lokalin, por sepse u ndesh me policin e gabuar.
Siç shkruan Il Messaggero, i riu italian, rreth 190 cm i gjatë, u pikas nga një patrullë karabinierësh, pjesë e së cilës ishte edhe Giovanni De Benedictis (në foto), një prej atletëve më të njohur të vendit fqinjë, i cili në Olimpiadën e Barcelonës, në vitin 1992, rrëmbeu medaljen e bronxtë në garën e 20 kilometrave.
Pasi e la në fillim të lodhej duke vrapuar, De Benedictis e arrestoi më pas të riun, që mendoi se këmbët e gjata do ta ndihmonin t’u shpëtonte karabinierëve.
Mbi hajdutin 23-vjeçar rëndojnë tashmë akuzat “Tentativë vjedhje” dhe “Kundërshtim i forcave të rendit”.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë