Ishte hapur në vitin 1970, nuk ofronte vetëm ushqim të shijshme, por edhe libra falas për secilin vakt.
Krijuesi i këtij restoranti të vogël në Amerikë ishte i dashuruar në libra – pasi shtëpia e tij kishte plot libra, ai vendosi t’ua jepte shumicën e tyre klientëve të restorantit.
Në vitin 1993, pronarët e restorantit ndryshuan, por vazhduan këtë traditë të bukur dhe madje e bënë më të madhe.
“Ne japim 1 deri 2 mijë libra në javë. Ne e kemi zgjeruar këtë aktivitet, japim deri në tre libra për person. Librat vijnë nga burime të ndryshme – siç janë libraritë, bibliotekat, por edhe klientët tanë janë shumë kontribuues, ata na sjellin libra çdo ditë”.
“Ne kemi dhënë rreth 2.5 milionë libra prej se kemi në pronësi restorantin”, ka thënë pronari, transmeton Klan Kosova.
“Nuk planifikojmë të ndalojmë – i kemi mbi 9 mijë libra në raftet tona”.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...