Ai vodhi kartelën e tij të kreditit dhe fluturoi drejt Bali. Nëna e kishte raportuar zhdukjen e tij tek autoritetet.
Një fëmijë, pas një zënke me prindërit e tij, ka ikur në një fluturim dhe kaloi disa ditë në një hotel luksoz. Duket si seknari i filmit “Mami, humba avionin tim, mbeta në Nju Jork”, por kjo është e vërtetë.
Ngjarja ka ndodhur në Australi, ku një 12 vjeçar, pasi debatoi me nënën dhe babanë, vodhi karën e tyre të kreditit dhe i hipi një avioni për në ‘parajsën’ Bali. Në ishullin e mrekullueshëm indonezian, ai qëndroi në një hotel ëndrrash për katër ditë. Nëna e fëmijës raportoi zhdukjen e tij tek autoritetet.
“Ne u tronditëm, asnjë emocion nuk mund të shpjegojë se si u ndjemë kur dëgjuam se djali ynë kishte ikur”, tha nëna e tij. 12 vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, tha se para se të nisej, ai ishte i informuar se cilat kompani ajrore pranonin të mitur të pashoqëruar. Pasi gjeti të duhurën, ai vodhi kartën e kreditit të prindërve të tij, rezervoi fluturimin dhe hotelin në Bali duke zgjedhur një hotel me katër yje.
Fëmija u kontrollua në fillim dhe hipi në avion pa probleme. Në Indonezi, mori me qira një biçikletë dhe arriti në hotel. Atje ai kaloi katër ditë me arsyetimin se së shpejti do të bashkohej me motrën e tij.
“Askush nuk më pyeti se pse isha vetëm, ata vetëm më pyetën për kartën time të identitetit për të siguruar se isha mbi dymbëdhjetë”, tha ai. Dhe teksa ai shijonte detin në Bali, prindërit e tij të shqetësuar njoftuan zhdukjen e tij në polici./tch/
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...
Përkujtohen viktimat e cunamit në Oqeanin Indian
KPK nesër mban mbledhje
Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3...
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...