Në Trieste ndodhet plazhi i vetëm në Evropë, i cili është ndarë sipas gjinisë.
Pra meshkujt dhe femrat janë të ndarë me një mur betoni mes tyre rreth 3 metra të lartë, teksa në anën e grave lejohen të lahen dhe fëmijët.
Plazhi në Trieste i njohur si Pedoncina, ka një mur që fillon nga rëra dhe deri disa metra në det, duke bllokuar tërësisht pamjet nga njëra anë e plazhit në tjetrën.
Duket se ky është një investim më së shumti i dobishëm për femrat, raporton gazetarja italiane Ilaria Dalle Palle, në emisionin e mëngjesit, të cilat tani mund të marrin rreze të lirshme dhe pa u vënë në siklet.
Ndërkohë kërkesat dhe frekuentimi i tij është rritur mjaft vitet e fundit.
Muri në fakt, daton rreth shek të 19, ndërsa në vitin 1960 ai u dëmtua dhe u shemb. Ishin banorët e Triestes që kërkuan që muri të rindërtohej sërish për të ndarë burrat nga gratë./oranews
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit