Gjithë fisi për të mbytur djalin me 24 gishta

13:19 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Prindërit e një 12-vjeçari të lindur me 12 gishta të dorës dhe 12 të këmbës i kanë bërë thirrje policisë për të mbrojtur djalin nga sakrifikimi i të afërmve të tij lakmitarë.

Sipas agjencisë aziatike ANI, djali i quajtur Shivanandan, nga fshati Gurri në rrethin e Barabankit të Uttar Pradesh, po përballet me kërcënime për jetën nga vetë familja e tij për shkak të “çrregullimit” në trup.

Prindërit e tij u cituan duke thënë se të afërmit e tyre po kërkojnë t’i japin fund jetës së fëmijës pasi një magjistar u tha atyre se nëse sakrifikonin djalin do t’u garantohej një jetë plot me pasuri.

Babai i tij tha:

Ne e kemi ndaluar që të shkojë në shkollë. Ne gjithashtu kemi kërkuar ndihmë nga policia”

Polici i rangut të lartë Umashankar Singh tha se policia kishte marrë një ankesë dhe se ai personalisht do ta hetonte çështjen.

Oficeri tha:

Unë do të kryej një hetim të drejtë për çështjen dhe nuk do të lejoj që ai të qëndrojë i privuar nga arsimi. Ai është financiarisht i dobët, kështu që shpenzimet e tij arsimore do t’i paguaj unë”

Lajmi nxiti protestë në mesin e publikut, me disa që kërkuan që magjistari i supozuar të dënohet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme