Gjithçka për dashuri: Ja si u mundua kjo grua të shpëtonte të dashurin e saj nga burgu

18:58 | 15 Janar 2017
Trina Galanxhi

Ka lloj lloj idesh gjeniale që njerëzi anembanë botës kanë përdorur për t’u arratisur nga burgu, por ideja e kësaj gruaje nga Venezuela ka treguar ‘guxim’ të madh.

Sipas mediave në Venezuelë, kjo grua është arrestuar pasi është përpjekur të nxjerrë të dashurin e saj nga burgu përmes një valixhe, transmeton arbresh.info.

Antonieta Robles Saouda, 25-vjec, është arrestuar pasi u përpoq të ‘lironte’ nga burgu të dashurin e saj, Ibrain Jose Vargas Garcia.

25-vjeçarja kishte vizituar burgun me një  fëmijë gjashtë-vjeçar, që mendohet të jetë vajza e tyre, por u ndalua nga sigurimi i burgut për shkak të një kontrolle në valixhe. Brenda ata gjetën të dashurin e saj, që përpiqej të arratisej.

I dënuari, i cili vuan dënimin deri në nëntë vite burg për vjedhje të automjeteve është kthyer në burg, ndërsa e dashura e tij është arrestuar.

Ndërsa, fëmija i vogël që gjendej me gruan gjatë vizitës në burg është marrë nën përkujdesje të shtetit./Arbresh.info

ad_231170966

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme