Gënjeu të dashurin se është e sëmurë për të udhëtuar me avion privat, por…

12:59 | 29 Qershor 2016
Arbresh.info

Coby Persion, djali nga Nju-Jorku i njohur për rrengje të ndryshme, vjen me një tjetër video të cilën e ka publikuar në “Youtube”.

Në këtë video do të shihni një vajzë, e cila është futur në kurth nga Persion. Siç shihet, ai ka bërë si një djalë shumë i pasur, i cili kishte makina dhe avionë privatë.

Rastësisht ai zgjedh një vajzë e cila ishte duke ecur në rrugë dhe i afrohet duke e pyetur se ku ishte duke shkuar. Ajo i thotë se po shkon të takojë disa miq. Ndërkohë djali pa humbur kohë futet direkt në temë dhe e pyet se çfarë bën mbrëmjeve. “Zakonisht dal me të dashurin”, ia kthen vajza. “Ah ti ke të dashur?! Mirë pra po të le të qetë atëherë. Kalofsh një mbrëmje të bukur me të dashurin tënd”, i përgjigjet ai.

Por pa kaluar shumë kohë ai i kërkon asaj që t’i japë adresën e “Instagramit” thjeshtë sa për kontakt. Ende pa i lënë hapësirë vajzës të përgjigjet, vjen makina e tij luksoze dhe njëri prej personave që supozohej se ishte menaxheri i tij, i thotë se avioni privat niset për 20 minuta dhe se ai duhej të nxitonte për të ikur.

Siç shihet edhe nga pamjet vetëm kaq ka mjaftuar që vajza të binte në kurth. “Ti ke avion privat?!”, e pyet ajo. Ai i thotë se nëse nuk e beson atëherë ajo mund të shkojë bashkë me të për ta parë nga afër që ai nuk gënjen.

Kështu vajza anulon takimin që kishte dhe hipën në makinën e tij. Kur mbërrijnë në aeroport, vajza futet në avion dhe telefonon të dashurin dhe i thotë se nuk mund ta takojë sepse është shumë e sëmurë, transmeton shekulli.

Pas kësaj djali i kërkon që ajo të dalë jashtë avionit dhe t’i bëjë atij një foto ndërsa do të qëndronte pranë dritares. Por e vërteta ishte ndryshe, sapo ajo zbriti nga avioni, djali lajmëroi punonjësin e sigurisë dhe i tha se nuk e njihte fare dhe se ajo nuk duhej të fluturonte bashkë me të.

Videoja e cila më pas është publikuar në “Youtube”, ka marrë mijëra klikime dhe është shpërndarë gjerësisht në internet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme