Një prezantuese lajmesh në Zelandën e Re nuk e përmbajti veten, teksa po fliste pasi televizioni i saj 3News raportoi për një gjyq të çuditshëm.
Një diplomat nga Malajzia akuzohet se bëri jashtëqitjen në pragun e shtëpisë së një gruaje, përpara se ta sulmonte atë.
Mohammed Rizalman bin Islaim është atashe ushtarak në Zelandën e Re.
Ai priti përpara shtëpisë së Tania Billingsley për 30 minuta, përpara se të urinonte dhe të futej tek dhoma e saj e gjumit i zhveshur nga brezi e poshtë.
Përpara gjykatës, ai tha se nuk kishte qëllim abuzimin seksual ose përdhunimin.
“Thjesht po më shpëtonte,” tha ai.
“Isha në një situatë emergjente urinimi”.
Kjo frazë ka shkaktuar të qeshura tek gazetarja Hilary Barry, e cila nuk u përmbajt edhe kur nisi kronika tjetër, për një avion të dëmtuar nga një shpërthim në Somali.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...