Një studente është arrestuar në Londër për prishje të qetësisë publike, fyerje ndaj stafit të lokalit dhe sulm racor ndaj efektivit të policisë. Por vendimi i gjykatësit ka qenë qesharak, duke mos i dhënë vajzës asnjë masë ndëshkuese.
Polakja Karolina Szumko, 18 vjeçe, kishte shkuar për tu argëtuar në një lokal, por pasi kishte bërë një gjysmë shishe me vodka nisi që të bëjë rrëmujë. Vajza sulmoi dhunshëm personelin e lokalit.
Ngjarja ka ndodhur më 15 Dhjetor të vitit të kaluar dhe për pasojë u arrestua për dhunën e treguar në lokal. Pas kësaj, vajza nisi që të fyejë efektivin e policisë sepse ai ishte më ngjyrë. Gjithashtu ajo thoshte se duhej të lirohej sepse ishte e bardhë dhe iu uronte Krishtlindjet edhe njerëzve myslimanë.
“Ti more zezak nuk dihet të qëndrosh mes nesh’, i tha Szumko policit. Gjykatësi vendosi që ta çlirojë atë nga çdo akuzë sepse ajo ishte një “zonjë”. “Nuk jam duke e dërguar një zonjë në burg për një gjë si kjo”, tha gjykatësi.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...