Fundoset rruga, motoristi bie brenda

22:20 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Të shohësh telefonin teksa je duke udhëtuar mund të sjellë pasoja rënda, por asnjë më të qartë se sa të biesh në një vrimë të madhe në rrugë.

Pamjet nga një televizion kinez tregojnë rrugën, e cila fundoset krejt papritur, duke krijuar një vrimë të madhe.

Disa minuta më pas, para se forcat e policisë të mbërrin në vendngjarje, kalon një person me motor, i cili nuk e vë re çfarë ka ndodhur me rrugën dhe përfundon brenda saj. Fatmirësisht raportohet se ai nuk ka pësuar dëmtime serioze nga ky incident.

https://www.youtube.com/watch?v=lZUBXDaUs24

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme